Home » Kampionati Kosovar » Mentor Zhdrella – futbollisti i vitit 2009

Mentor Zhdrella – futbollisti i vitit 2009

Futbollisti Mentor Zhdrella, anëtarë i KF Hysit nga Podujeva, është shpallur futbollisti më i mirë për vitin 2009. Ai ka qenë më i votuari nga 12 trajnerët e Superligës së Kosovës.

Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës, ka organizuar në mënyrë solemne shpalljen e më të mirëve në “Sheshin 21” në Prishtinë. Mentor Zhedrella ndihet i lumtur për këtë çmim që ka fituar dhe sipas tij, e ka merituar.

“Me lojërat që kam dëshmuar në vitin 2009 natyrisht se e kam merituar një epitet të tillë”, tha Zhdrella. Në këtë solemnitet ishin figura të sferës politike, të kulturës dhe shumë emra të njohur jo vetëm të futbollit.

Ndër dhjetë futbollistët më të mirë pas Zhdrellës janë radhitur: Behar Maliqi (Prishtina), Haxhi Zeka (Besa), Ymer Xhaferi (KEK-u), Enis Zabërxha (Hysi), Elvis Osmani (Trepça), Labinot Osmani (Hysi), Fitim Krusha (Liria), Roland Duraku (Liria) dhe Faton Zejnullahu (Flamurtari).

Enis Zabërxhës i ka takuar çmimi i shënuesit më të mirë për vitin 2009, i cili ka shënuar gjithsej 21 gola. Epiteti i klubit më të mirë për vitin 2009 i ka takuar skuadrës me traditë të futbollit, Prishtina, njëherësh kampione në fuqi. Klubi më Fair-play është shpallur fituesi i kupës së Kosovës, Hysi nga Podujeva.

Trajneri më i mirë për vitin 2009 është shpallur Erdogan Celina, i cili me sukses ka udhëhequr KF Lirinë nga Prizreni. FFK-ja ka shpallur futbollisten më të mirë në konkurrencën e femrave Albina Ramadanin, anëtare e Kosovës së Prishtinës, ndërsa klubi më i suksesshëm KF Kosova nga Prishtina.

Talentja më e madhe e këtij sportit është shpallur Qëndresa Krasniqi, futbolliste e Prishtinës. Përparim Hasani është zgjedhur gjyqtari më i mirë, ndërsa punëtori sportiv i vitit Nexhmedin Haxhiu. Me çmim të posaçëm është nderuar edhe Ardian Kozniku, ish-futbollist i dëshmuar.

Më i miri në futsall është shpallur Mentor Mejzini (Fenixi) dhe klubi më i suksesshëm në futsall – Fenix nga Prizreni. FFK-ja ka nderuar me mirënjohje edhe ata që kontribuuan në diasporë. Klubi më i suksesshëm është zgjedhur KF Kosova nga Zurichu, ndërsa punëtori më i mirë Mbronz Gegaj, anëtarë i KF Kosova nga Munihu.

Dhjetë më të mirët e vitit 2009

1. Mentor Zhdrella (Hysi)

2. Behar Maliqi (Prishtina)

3. Haxhi Zeka (Besa)

4. Ymer Xhaferi (KEK-u)

5. Enis Zabërxha (Hysi)

6. Elvis Osmani (Trepça)

7. Labinot Osmani (Hysi)

8. Fitim Krusha (Liria)

9. Roland Duraku (Liria)

10.Faton Zejnullahu (Flamurtari).

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

1 Response to " Mentor Zhdrella – futbollisti i vitit 2009 "

  1. shemsi zhdrella says:

    pershendetje dhe urime jam shum i gzuar qe esht shpallur lojtari i vitit mentor zhdrella edhe qe e kam vllaqko e ka meritu e ma se miri e ka vlersu jurija dhe ka deshmu se esht shpall me plot merit e urime te gjithve qe kan punu me vvlaqkon tim je ma i miri mentor te prift e mbara flm per te gjith qe te kan votu dhe ishalla te prin e mbara
    je ma i miri dhe do te jesh

Komentoni