Home » Kampionati Kosovar » Mentor Zhdrella e harron lëndimin

Mentor Zhdrella e harron lëndimin

Mentor Zhdrella e harron lëndiminNjëri ndër futbollistët më të mirë të Kosovës në vitet e fundit rival për titullin e kampionit e sheh Trepçën ’89 dhe Besën.

Mentor Zhdrella ka zhvilluar vetëm nëntë ndeshje kampionale, e ka penguar lëndimi, për të cilin thotë se nuk i ka ndodhur ndonjëherë tjetër të mungoj aq gjatë. Por, tani më ai është rikthyer dhe premton më të mirën.

“Po, ky ka qenë lëndimi i parë që më ka mbajtur kaq gjatë jashtë fushës. Ndërsa, nga fillimi i përgatitjeve kam qenë i gatshëm, kuptohet me më shumë ngarkesa, por tani gjithçka është në rregull dhe dashtë Zoti mos të kem më këso mungesa”, tha ai për faqen e klubit në internet.

Zhdrella ka vlerësuar grupin duke shprehur besimin në cilësitë e futbollistëve, sidomos atyre të rinjve, që iu kanë bashkëngjitur skuadrës në dimër.

“Ka pasur ndërrime, po na mungojnë pak edhe lëndimet, por besoj që gjatë qëndrimit këtu skuadra do të komponohet, futbollistët e rinj do të japin maksimumin dhe do të tregojnë cilësitë e tyre”.

“Ndeshja e parë me Llapin për Kupën e FFK-s, do të jetë rasti i mirë i dëshmimit, ndërsa skuadra llapjane nuk janë për t’u nënvlerësuar, por nuk do të duhej të kemi problem kalimin tutje”, tha ish-anëtari i Dritës dhe Hysit, që në luftën për titull si rival i sheh Trepçën ’89 dhe Besën. /Telegrafi/

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni