Home » NBA » Memphis Grizzlies fitoi në sekondën e fundit ndaj Houston Rockets

Memphis Grizzlies fitoi në sekondën e fundit ndaj Houston Rockets

Memphis Grizzlies fitoi në sekondën e fundit ndaj Houston RocketsMemphis Grizzlies ka shënuar fitore të madhe ndaj Houston Rockets. Koshi i Marc Gasol 0.1 sekond pa përfunduar takimi i dha fitoren skuadrës së Memphis-it.

Gasol-it nuk iu dridh dora në fund, pasi kur rezultati ishte i barabartë 100:100 ai realizoi në 0.1 sekond para fundit të takimit, duke ia dhënë fitoren skuadrës së tij përballë Houston Rockets.

Memphis la kështu pas disfatën e turpshme që pësoi në shtëpi përballë Utah Jazz dhe u rikthye te fitorja në NBA. Krejt kjo falë edhe Marc Gasol që përveç se realizoi koshin vendimtar, ai realizoi në total 21 pikë, 6 asistime dhe 7 kërcime.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni