Home » Skijim » Mema: Na pret sfidë e vështirë

Mema: Na pret sfidë e vështirë

Skiatorja e kombëtares së Kosovës, Dorina Mema, ka thënë se në Kayseri do të kërkojë të ketë plasman sa më të mirë. “Në Kayseri është hera e parë që do të marrim pjesë dhe do të jetë një sfidë shumë e vështirë për ne.

Do të jetë konkurrencë shumë e fortë, pasi pjesëmarrëse janë skiatoret nga 16 shtete. Për fat keq nuk kemi mundur të përgatitem sa duhet për këtë garë, për shkak se kemi pasur mungesë të stërvitjeve.

Mungesa e borës ka qenë edhe shkaktarë që t’i nisim përgatitjet më vonesë, pavarësisht kësaj besojmë se do të dëshmojmë cilësi në turneun ndërkombëtar në Kayseri të Turqisë që mbahet nga 6-10 janar”, tha Mema. Kombëtarja e Kosovës më 6 janar niset për në Turqi. /bota sot

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: ,

Komentoni