Home » Futboll » Media spanjolle : Ja pse Reali duhet ta largojë Ronaldon

Media spanjolle : Ja pse Reali duhet ta largojë Ronaldon

Media spanjolle : Ja pse Reali duhet ta largojë RonaldonMedia spanjolle e afërt me Barcelonën, Sport.es, gjatë ditës ka shkruar se presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, në ditët në vazhdim, duhet të marr vendime të rëndësishme, që kanë të bëjnë me të ardhmen e klubit.

Perez do të përgatisë një zarf, në të cilin do të hyjnë emrat e futbollistëve që priten të largohen nga Santiago Bernabeu në fund të edicionit.

Në zarfin e largimeve, mund të hyjë edhe lojtari më i mirë i botës, Cristiano Ronaldo, dhe Sport.es, jep tre arsye.
Mosha, lëndimet dhe rënia e çmimit në treg e Ronaldos, mund të shpijnë deri te ndarja e portugezit me skuadrën mbretërore.

1. Mosha: Ronaldo është 30-vjeç, dhe po shkon drejt viteve të fundit në futboll.

2. Lëndimet: Ronaldo është duke luajtur në shumë ndeshje, përfshirë disa nën dhimbje. Portugezit i janë shfaqur disa lëndime kronike.

3. Financat: Aktualisht, Ronaldo ka pagë të lartë, dhe derisa hyn në vitet e fundit të karrierës, vlera e tij në treg do të fillojë të pësojë rënie.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni