Home » KickBox, Sporte Luftarake » Meçi Bajrami – Kemayo zhvillohet në Prishtinë

Meçi Bajrami – Kemayo zhvillohet në Prishtinë

bajramiaaaaNjë javë para meçit për titull të kampionit të botës në versionin ISKA, francezi Freddy Kemayo ka deklaruar se e dëshiron titullin dhe se është përgatitur për këtë një kohë të gjatë.

Kemayo të shtunën e ardhshme në Prishtinë do ta sfidoj shqiptarin Xhavit Bajrami, që aktualisht është pronar i këtij titulli.

“Një kohë të gjatë e kam pritur rastin që të bëhem kampion i botës në ISKA dhe tashti mu ka dhënë ky rast dhe besoj se nuk do ta lëshoj. Kam gjasa shumë të mira që të bëhem kampion”, tha Kemayo.

“Nuk jam rrahur asnjëherë deri më tashti me Xhavitin, por e njoh mirë nga meçet e tija që i kam përcjellë në K-1.

Çdokush e njeh Xhavitin dhe e din se ai është shumë i fortë dhe një luftëtarë që ka teknik jashtëzakonisht të mirë”. Deri më tashti Kemayo i ka zhvilluar 63 meçe profesioniste, prej të cilave 48 i ka fituar dhe 15 i ka humbur. Kemayo në dhjetë meçet e fundit ka shënuar 8 fitore dhe 2 humbje. Nuk ka pësuar humbje në katër meçet e fundit.

“Unë nuk kam asgjë për të humbur si sfidues. Bajrami është kampion dhe i tërë presioni është tek ai, pasi që ai duhet të ruaj kurorën e kampionit.

Puna ime është që të jam sa më larg tij dhe ti shmangem luftës nga afërsia, duke tentuar që kohë pas kohe të sulmoj”, tha Kemayo.

Meçi Bajrami – Kemayo zhvillohet më 21 nëntor në ora 20:00 në palestrën e pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni