Home » Futboll » Me trup në Londër, me mendje në Afrikë të Jugut

Me trup në Londër, me mendje në Afrikë të Jugut

ArseneWengerPA_468x647Londër, 24 nëntor (Daily Mirror) – Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, është hidhëruar me futbollistët e tij pasi, sipas tij, më shumë po mendojnë për pjesëmarrjen në Kampionatin Botëror “Afrika e Jugut 2010” sesa për të mirën e klubit.

Wenger ka porositur futbollistët që të harrojnë Botërorin dhe të koncentrohen në kampionat. Arsenali fundjavën e shkuar u mposht nga Sunderlandi, ndërsa ndeshjen tjetër në Premier League e luan kundër Chelseat, që prin në klasifikim.

“Për mua gjëja më e rëndësishme është se çka po ndodh në klubin tim dhe as që më intereson Kampionati Botëror, pasi ka kohë deri në muajin qershor”, ka thënë Wenger. “Dua t’ua kujtojë futbollistëve të mi se klubi i paguan ata për të mbrojtur ngjyrat e Arsenalit dhe jo për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror. Duhet të mbushen mend më në fund, kështu nuk shkon”.

Sipas Wengerit, nëse ndonjë nga futbollistët nuk ka edicion të mirë te skuadra e Arsenalit, atëherë nuk ka çfarë kërkon në Kampionatin Botëror, pasi edhe atje do të luajë njësoj.
“Pse të brengosem unë për atë që do të ndodhë në Botëror. Kërkoj nga të gjithë të harrojnë Botërorin”.
Arsenali është i treti në Premier League me 25 pikë. /kohanet

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni