Home » Hendboll » Më mirë se vjet!

Më mirë se vjet!

“Të gjitha ndeshjet janë zhvilluar qind për qind. Nuk kemi pasur ndeshje të ndërprera dhe as të regjistruara me rezultat zyrtar”, tha Sedat Zhuri, sekretar i Komisionit të Garave të FHK-së.

I vetmi sport nga sportet kolektive që është i pranuar me kushtëzime në garat ndërkombëtare është padyshim hendbolli.

Klubet e hendbollit në konkurrencën e femrave dhe të meshkujve e dinë fortë mirë se për çka edhe garojnë dhe titulli i kampionit si dhe trofeu i kupës i shpie në garat e evropiane.

Në konkurrencën e femrave, për dallim nga një vit më parë ka qenë më mirë sa i përket organizimit.

Sa i takon cilësisë ka qenë njëjtë sikur vjet. Me shpresë mbetën të gjithë se në këtë sport do të investohet më shumë sesa ishte investuar këtë stinor.

Prishtina më pak investime dhe me të gjitha hedbollistet vendore ia doli të bëhet kampione vjeshtore, me nëntë fitore, një barazim, tuboi 19 pikë në Superligë.

KH Prishtina të vetmen rivale të denjë e ka pasur Kastriotin e Ferizajt, por të cilën e hoqi qafesh duke e mundur në Prishtinë dhe në Ferizaj luajti baras.

Këto rezultatet që arriti Prishtina në takimet e drejtpërdrejta me Kastriotin e shkëputën katër pikë më shumë në kreun e tabelës.

Kastrioti i Ferizajt, klub që zë vendin e dytë me 15 pikë, sipas shumë njohësve të këtij sporti ka zhgënjyer në tërësi.

Ja pse ka zhgënjyer? I vetmi klub që ka pasur katër hendbolliste nga Maqedonia dhe që ka dëshmuar lojëra jo stabile gjatë gjithë stinorit vjeshtorë. Nga dhjetë ndeshje shënoi shtatë fitore, pësoi dy humbje (nga Prishtina e Kosova) dhe barazoi një herë (me Prishtinën).

Kosova e Vushtrrisë, kampione në fuqi, e ka përmbyllur vjeshtën në vendin e tretë me 13 pikë, por gjatë tërë stinorin vjeshtor është ballafaquar me probleme të ndryshme. Në radhë të parë ka pasur disa hendbolliste të lënduara, por edhe organizim nuk ka qenë si duhet brenda për brenda klubit. Skuadra të tjera arritën rezultate aq sa patën edhe kaçikun.

“Të gjitha ndeshjet janë zhvilluar qind për qind. Nuk kemi pasur ndeshje të ndërprera dhe as të regjistruara me rezultate zyrtare”, tha Sedat Zhuri, sekretar i Komisionit të Garave të FHK-së.

Kastrioti kampion me përjashtime!

Sedat Zhuri, sekretar i Komisionit të Garave të Federatës së Hendbollit të Kosovës, ka dhënë statistikat e përjashtimeve dhe të shtatësheve. Për 30 ndeshje klubet janë përjashtuar 482 minuta ose mesatarja për çdo klub nga 8,04 minuta.

KH Kastrioti është kampion me përjashtime gjithsej 112 minuta ose ka dalë skuadra më e padisiplinuar. Më pas radhiten: Shqiponja me 100 minuta, Prishtina 90, Vëllaznimi 64, Kosova e Drita me nga 58 minuta.

Më së shumti shtatëshe ka Kastrioti, ndërsa të realizuara i ka 52. Pas Kastrioti pasojnë: Shqiponja 59 (47), Kosova 55 (39), Drita 50 (35), Prishtina 41 (36) dhe Vëllaznimi 33 (19). Për 30 ndeshje janë akorduar 334 shtatëshe dhe të realizuara janë 228 ose mesatarja për 3.80 gola.

Emërorja e shënuesve

1. Shpresa Fazliu (Shqiponja) 107 gola

2. Shqipe Tahiri (Kosova) 98

3. Valbona Ndrecaj (Kastrioti) 77

4. Biondina Sylejmani (Drita) 67

5. Lumnije Hyseni (Prishtina) 61

6. Albulena Basha (Prishtina) 60

6. Lumnije Mehmeti (Kosova) 60

6. Kaltrina Beka (Kosova) 60

7. Jovanka Cvetanovska (Kastrioti) 58

8. Nartile Kusari (Vëllaznimi) 56

9. Burneta Rama (Shqiponja) 52

10. Mirësie Sabedini (Drita) 49 /boasot

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: ,

Komentoni