Home » Kampionati Kosovar » Më 7 janar bëhet testimi i futbollistëve

Më 7 janar bëhet testimi i futbollistëve

Në kuadër të programit të Këshillit Profesional dhe Përzgjedhësit të Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku, më 7 janar do të bëhet testimi fizik i futbollistëve që ishin në tubimet e tetorit dhe nëntorit dhe eventualisht edhe 4-5 të tjerëve që fare nuk kanë qenë pjesë e grumbullimit.

Testimi do të bëhet në sallën e Kolegjit “Eurosport” në Bardhosh. Po ashtu këtë ditë do të mbahet një seminar për të gjithë trajnerët e futbollit të Kosovës, ndërsa ligjërues është prof. Marcus Svensson.

Ky do të jetë edhe një sfidë për të gjithë futbollistët që janë në emëroren e Bunjakut dhe secili synon të kalojë këtë test shumë të vështirë. /botasot

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat:

Komentoni