Home » Kampionati Kosovar » Më 6 mars fillon stinori pranveror

Më 6 mars fillon stinori pranveror

ffk futbollStinori pranveror në Raiffeisen Superligën e Kosovës në futboll do të fillojë në fillim të muajit mars, përkatësisht më 6 mars, bën të ditur kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës.

Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës në mbledhjen e vet të radhës, që është udhëhequr nga nënkryetari i FFK-së, Agim Ademi, debatoi për shumë çështje me rëndësi për futbollin e Kosovës. Zëdhënësi i FFK-së, Fazli Berisha, njoftoi për orarin e fillimit te stinorit pranveror në futboll dhe për datën e zhvillimit të ndeshjeve të kupës së Republikës së Kosovës.

“Stinori pranveror në futboll fillon me 24 shkurt me ndeshjet e 1/8 së finales së Kupës së Kosovës, ndërsa ndeshjet e kthimit do të zhvillohen më 28 shkurt. Hedhja e shortit për kupë do të bëhet më 16 dhjetor të këtij vitit në lokalet e Federatës së Futbollit të Kosovës. Ndërsa garat kampionale të stinorit pranveror fillojnë më 6 mars 2010”, ka thënë Berisha.

Caktimi i datës së fillimit të stinorit pranveror është mirëpritur edhe nga skuadrat e elitës së futbollit, të cilat tashmë bëjnë planet se kur mund të fillojnë përgatitjet që të jenë sa më të gatshëm për pjesën pranverore të kampionatit. Në këtë mbledhje KE i FFK-së ka miratuar edhe një raport të detajuar të garave në stinorin vjeshtor.

“KE ka emëruar edhe Komisionin për shpalljen e laureatëve për Vitin 2009, në përbëje Vjollcë Krasniqi, Murat Hoxha dhe Iliaz Mjaku, ndërsa ceremonia e shpalljes do të mbahet më 6 janar në Sheshin 21”, theksoi Berisha. Gjatë kësaj mbledhje është shqyrtuar dhe debatuar me kujdes edhe për ankesën e skuadrës së futbollit Lepenci nga Kaçaniku, që garon në ligën e parë në lidhje me mbrojtjen e ligjshmërisë.

“Pas shqyrtimit të shkresave dhe sqarimeve të nevojshme nga ana e Federatës së Futbollit të Maqedonisë si dhe duke konstatuar se Komisioni për regjistrimin lojtarëve ka vepruar në përputhje me aktet normative, ka anuluar vendimin e Komisionit të Shkallës së dytë dhe ka marrë vendim që ndeshja Lepenci-Ballkani të regjistrohet me rezultat të arritur në fushë. Në marrjen e këtij vendimi për t’i ikur çfarëdo konflikti të interesit nuk ka marrë pjesë kryetari i FFK-së Fadil Vokrri”,- thuhet në njoftim e FFK-së. /botasot

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni