Home » Skijim » Me 6-7 shkurt Kampionati i Kosovës

Me 6-7 shkurt Kampionati i Kosovës

skijimZyrtarët e Federatës së Skitarisë së Kosovës njoftojnë se me 3 janar nis aktiviteti i parë zyrtarë i skitarisë me garën “Të gjithë në borë”, që do të zhvillohet në Qendrën skiatore në Brezovicë.

Kryetari i FSK-së, Hajrush Demaj, tha se pos shumë garave në nivel kombëtarë, pritet të marrin pjesë edhe në ato ndërkombëtare. “Shpresojmë se në vitin 2010 do të ketë më shumë borë, për çka edhe do të mund të zhvillojmë aktivitetet sipas programit të paraparë. Kampionati i Kosovës për kategoritë e reja në disiplinën e sllallomit dhe të sllallomit të madh do të mbahet me 6-7 shkurt në Brezovicë.

Pas një jave zhvillohet edhe Kampionati i Kosovës për kategorinë e seniorëve dhe pikërisht në Brezovicë. Kushtet janë më të mira dhe për këtë qëllim kemi vendosur që kampionatet të zhvillohet në Qendrën skiatore në Brezovicë”, ka thënë Demaj. Sipas Demajt, ka edhe disa aktivitete ndërkombëtare që pritet të mbahen në janar, por edhe në shkurt të vitit 2010.

“Viti 2010 do të jetë edhe vit i sfidave të reja, por edhe i sukseseve të reja. Presim të rrisim nivelin e cilësisë dhe të rezultateve në turnetë dhe garat e ndryshme ndërkombëtare. Kemi potencial të mirë të skiatorëve dhe skiatoreve që premtojnë shumë”, nënvizoi Demaj. Edhe në Kosovë pritet të zhvillohet gara ndërkombëtare e skijimit. Kjo garë është paraparë të mbahet në fund të muajit mars.

“Me 20-21 mars do të zhvillojmë njërën prej aktiviteteve më të rëndësishme ndërkombëtare që është edhe në program të FIS-it. Ky aktivitet mbahet në Brezovicë, e cila edhe i plotëson standardet ndërkombëtare. Si federatë jemi duke punuar në mënyrë intensive që gjërat të shkojnë më mirë në garat që mbahen në vitin 2010.

Përveç shumë garave që kemi në program, do të mbajmë edhe disa seminare për trajnerë, gjyqtarë etj. të cilat do të jenë të frytshme. Shpresojmë se edhe kushtet financiare do t’i kemi më të mira të paktën të kemi një sponsor gjeneral. Në këtë drejtim jemi duke punuar dhe e gjithë kjo punë që po bëhet besoj se do të jep edhe frytet e veta”, ka thënë Demaj.

Kryetari i federatës tha se ende është në dyshim se do të shkojnë apo jo në garën ndërkombëtare që do të mbahet në fund të dhjetorit në Francës. /botasot

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat:

Komentoni