Home » Skijim » Mbizotërim i plotë i italianit Blardone

Mbizotërim i plotë i italianit Blardone

skijimSkijim: Kupa e botës- Sllallom i Madh-meshkujt

Me shumë sukses skiatori italian Massimilliano Blardone ka mbrojtur rezultatin nga vozitja e parë në garën sllallom i madh që u zhvillua në qendrën e skijimit në Alta Badia në Itali, duke lënë prapa në vendin e dytë bashkëkombësin e tij David Simoncelli dhe në pozitën e terët skiatorin francez Cyprien Richard. Skiatori italian ka shënuar fitoren e pestë në karrierë në sllallom të madh.

Skiatori austriak Benjamin Raich, ka shfrytëzuar mirë vozitjen e dytë duke arritur i 13-të dhe duke qenë se zvicerani Carlo Janka në këtë garë nuk ishte aspak i mirë, ka rimarrë kryesimin me një dallim në vetëm 12 pikë.

Pesëshen e parë e përmbyllë italiani Manuel Moelgg, i cili në vozitjen e parë ishte i treti dhe duhet theksuar se vozitja e parë kaloi në mbizotërim të skiatorëve italian.

Shtegu: Alta Badia

Lart. mbidetare

Në start: 2224 m

Në finish: 1975 m

Temp: -14

Rezultatet

1. Massimilliano Blardone (Ita) 2:35.76

2. Davide Simoncelli (Ita) +0.43

3. Cyprien Richard (Fra) +1.63

4. Benjamin Raich (Aut) +1.70

5. Manfred Moelgg (Ita) +1.96

Renditja e përgjithshme

1. Benjamin Raich (AUT) 565 pikë

2. Carlo Janka (Zvic) 553

3. Didier Cuche (Zvic) 436

4. Aksel Lund Svindal (NOR) 434

5. Michael Walchhofer (AUT) 333 /botasot

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni