Home » Futboll » Mavraj 90 minuta, Bochumi barazoi me Kölnin

Mavraj 90 minuta, Bochumi barazoi me Kölnin

mavrai9999Shqiptari Mërgim Mavraj luajti 90 minuta, por nuk arriti me skuadrën e Bochumit që ta mposhtin Kölnin.

Skuadra e Bochumit barazoi para shikuesve me rezultat 0:0, në ndeshjen e javës së 14-të të Kampionatit të Gjermanisë në futboll. Bochumi ishte llogaritur favorit, por si duket diçka nuk është duke i shkuar mbarë në ndeshjet e fundit.

Ky barazim Bochumin e Mavrajt e fut në pozitë edhe më të vështirë në tabelën e klasifikimit pikërisht në vendin e 16-të me 12 pikë të tubuara. Mavraj pati paraqitje të mirë, por ka qenë vështirë të thyhet mbrojtja shumë e fortë e rivalit./botasot

Kölni konsideron se ka marrë një pikë të rëndësishme, e cila e llogarit në vendin e 13-të me 13 pikë të tubuara.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni