Home » Tenis » Mauresmo largohet nga tenisi

Mauresmo largohet nga tenisi

amelie-mauresmoParis, 3 dhjetor – Ish-tenistja numër një në botë francezja Amelie Mauresmo, është pensionuar nga tenisi. Mauresmo 30-vjeçare ka vendosur t’i japë fund karrierës, pas problemeve të shumta me lëndime që kishte.

Mauresmo bëri publik këtë vendim në një konferencë për media të enjten. Mauresmo aktualisht gjendet në pozitën e 21-të në renditjen botërore.
Mauresmo gjatë karrierës në tenis kishte fituar dy Grand Slam turneu në vitin 2006, Australian Open dhe Wimbledon. Ajo meçin e fundit e luajti këtë vit në US Open, ku u mposht me 6:4 dhe 6:0 nga kanadezja Aleksandra Wozniak.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni