Home » Futboll » Mateo Kovacic: Kritikat në Itali janë të tepërta

Mateo Kovacic: Kritikat në Itali janë të tepërta

Mateo Kovacic: Kritikat në Itali janë të tepërtaSupertalenti i Interit, Mateo Kovacic, ka thënë se në Itali ka kritika të teprua drejt lojtarëve, mirëpo ka shtuar se ai gëzon një raport të mirë me trajnerin Roberto Mancini.

“Shumë lojtarë zhvillojnë një ndeshje të keqe apo nuk luajnë mirë, por në Itali ka kritika të tepruara. Sidoqoftë, unë mundohem që të mos mendoj shumë për këtë”, tha fillimisht kroati për Sky Sport Italia.

Me ardhjen e Roberto Mancinit, Kovacic nuk ka startuar në shumë ndeshje siç bënte nën udhëheqjen e Walter Mazzarrit, mirëpo ai thotë se nuk ka probleme me trajnerin italian.

“Kanë ardhur lojtarë të rinj, mirëpo konkurrenca është e shëndetshme dhe vetëm se e ndihmon skuadrën. Unë mendoj se asnjë skuadër nuk mund të ndërtohet përreth një lojtari, pasi që në futboll vlerësohet grupi. Unë kam raporte të mira me Mancinin, siç kaloj edhe me të gjithë bashkëlojtarët e mi”, ka shtuar Kovacic. /Telegrafi/

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni