Home » Kampionati Italian » Massimo Moratti: Stramaccioni edhe sezonin tjetër te Interi

Massimo Moratti: Stramaccioni edhe sezonin tjetër te Interi

Mjafton një fitore për të ngrohur ambientin interist. Në një kohë që mediat italiane e shikonin largimin e trajnerit Andrea Stramaccioni në fund të sezonit si të sigurt, ja ku vjen reagimi i presidentit Massimo Moratti që i ngrin të gjithë duke e konfirmuar teknikun e ri në stol edhe për sezonin e ardhshëm.

“Ndaj Parmës skuadra luajti e ekjlibruar dhe me krenari. Shpesh herë kritikat janë të tepruara por duhet të kemi parasysh edhe dëmtimet e shumta. Vitin e ardhshëm do të vazhdojmë me trajnerin Stramaccioni”.

Një qëndrim që nuk lë hije dyshimi edhe pse ultrasit zikaltër nuk janë dakort me politikën e kreut të shpqërisë dhe këtë e treguan sërish me banderolat në takimin kundër emiljanëve.

“Opinionet e të gjithëve duhen respektuar sepse shpesh herë ata që janë jashtë nuk e kuptojnë situatën dhe japin gjykime të nxituara. Nuk është e lehtë të projektosh kur ke shumë lojtarë jashtë. Ne po mendojmë për vitin tjetër dhe besoj se jemi në rrugën e duhur”.Duke u rikthyer te takimi me Parmën, Moratti nuk harroi të përgëezonte lojtarët që zbritën në fushë.

“U treguan të matur duke ekuilibruar forcat dhe kjo është gjëja e duhur që duhet të bëjmë në këto momente. Këta lojtarë janë të duhurit për ne sepse po përshtaten mirë edhe në një situatë të vështirë si kjo që po kalojmë. Rocchi është kritikuar pa e parë në fushë ndërsa tani po tregon se po luan mirë duke shfaqur gjithë eksperiencën. Edhe Jonathan lëvizi mirë në fushën e lojës”.

Në fund të intervistës, Moratti shkëput një mendim edhe për ish fenomenin Ronaldo, i cili ndoqi në Torino ndeshjen Juventus-Milan. Presidenti u kthye pas në kohë duke u shprehur se ishte Ronaldo ai që dëshironte largimin për tek Reali i Madridit pas shumë problemeve fizike që kaloi në vitin e fundit te Interi. Sipas MOrattit, nuk ishte Hector Cuper ai që vendosi largimin e tij sepse vendimin e mori vetë braziliani.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat:

Komentoni