Home » Kampionati Italian » Massimo Moratti: Nuk do jem më president

Massimo Moratti: Nuk do jem më president

Pasi u raportua për arritje akordi në Paris mes Massimo Morattit dhe Erick Thohir për kalimin e 70% të aksioneve të Interit nën kontrollin e manjatit indonezian, presidenti i zikaltërve u kthye në Milano, ku foli rreth takimit të radhës, mjaft deciziv për të ardhmen e shoqërisë.

Në fakt kontrata nuk është ende gati por mes palëve është gjetur gjuha e përbashkët dhe finalizimi pritet të jetë vetëm çështje ditësh. Kjo gjë u konfirmua edhe nga vetë Moratti.

“Ky takim shërbeu për t’u njohur më mirë dhe për të njohur personat e tjerë që mund të bashkohen me Thohir, por nuk ka ende një marrëveshje përfundimtare. Ka edhe disa investitorë të tjerë që mund të përfshihen në këtë akord dhe do të nevojitej një muaj për t’u mbyllur”, u shpreh bosi zikaltër.

Duket qartë se fundi i kësaj telenovele për fatin e zikaltërve është vetëm çështje kohe dhe në fund, pyetjes që i bëhet gjithmonë, Massimo Moratti iu përgjigj shkurt.

“A do të jem unë president? Nuk besoj, por familja ime do të qëndrojë. Në skuadër kemi lojtarë që kushtojnë 100 milionë, prandaj është i nevojshëm një strukturim në shoqëri sepse Interi duhet të mbetet në një nivel që i jep siguri”, përfundoi Massimo Moratti.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat:

Komentoni