Home » Futboll » Massimiliano Allegri i zemëruar me lojtarët

Massimiliano Allegri i zemëruar me lojtarët

 Massimiliano Allegri i zemëruar me lojtarëtMenaxheri i Juventusit, Massimiliano Allegri, ka qenë i ashpër me lojtarët e tij, pasi ata e humbën rastin për të shtuar diferencën ndaj Romës në garën për Scudetto.

Bianconerët dukej sikur do ta shtonin në 12 pikë avantazhin, kur Carlos Tevez shënoi golin e parë të takimit (64’), me Romën që mbeti me 10 lojtarë pas përjashtimit të Vasilis Torosidis. Por ata pranuan një gol pas 14 minutash të shënuar nga Seydou Keita, që barazoi rezultatin në Olimpico.

“Isha i kënaqur deri në minutën e 70-të, pasi ekipi luajti vërtet mirë”, ka thënë Allegri për Sky Sport Italia. “Ne nuk pranuam asgjë nga Roma dhe krijuam disa shanse”.

“Ne u përmirësuam shumë në pjesën e dytë, kaluam në epërsi dhe luajtëm mirë për gjashtë ose shtatë minutave të tjera. Por pastaj ndaluam së luajturi dhe nuk bëmë atë që duhej bërë në nivel teknik”.

“Roma bëri presion mirë, falë disa ndryshimeve që bëri, dhe ne mund ta kishim humbur ndeshjen në fund”.

“Si rezultat, ne u larguam nga fusha shumë të zemëruar. Kjo do të thotë se janë tre ndeshje në udhëtim ku kemi dështuar të fitojmë [Roma, Cesena dhe Udinese]”, ka shtuar italiani.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni