Home » Futboll » Mario Gomez nga Fiorentina te Roma?

Mario Gomez nga Fiorentina te Roma?

Mario Gomez nga Fiorentina te Roma?Gomez gjithnjë e më larg Fiorentinës. Dëmtimet e shpeshta por edhe vetëm 5 gola mes kampionatit dhe Kupave të Europës që nga mberritja e tij te skuadra vjollcë në 2013-n, kanë bërë që rrugët e sulmuesit gjerman dhe ekipit nga Artemio Franchi të ndahen përfundimisht.

Sipas asaj që zbulojnë mediat italiane Mario Gomez ka përfunduar në radarët e Romës. Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Montella ka humbur besimin që kishte te ish bomberi i Bayernit dhe është vënë në kërkim të një tjetër sulmuesi në pritje të Giuseppe Rossit i cili vazhdon të vuajë një dëmtim të rëndë.

Ideja e drejtuesve të klubit vjollcë është për një shkëmbim mes Mario Gomezit dhe Mattia Destros i cili prej kohësh dëshiron largimin nga Roma.

Në fakt dëshira e shtatlartit të skuadrës kryeqytetase është të transferohet te Milani, por kuqezinjtë kërkojnë të përfshinë në marrëveshjen për të transferuar Destron në Milano, kartonin e Stephan El Sharaawy-it, variant ky që nuk shihet me sy të mirë nga trajneri francez i Romës Rudi Garcia, i cili preferon ta mbulojë largimin e 23-vjecarit italian me afrimin në skuadër të një tjetër qëndërsulmuesi.

Në këtë mënyrë Garcia ka hedhur vështrimin nga Mario Gomez, dhe duke parë që marrëdhëniet mes futbollistit gjerman dhe trajnerit të Fiorentinës Vincezo Montella kanë hyrë në një rrugë pa kthim pas, një transferim i 29-vjecarit në Olimpico është mëse i mundshëm.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni