Home » Futboll » Mario Balotelli “i zhgënjyer” me fillimin e dobët te Liverpooli

Mario Balotelli “i zhgënjyer” me fillimin e dobët te Liverpooli

Mario Balotelli  “i zhgënjyer” me fillimin e dobët te LiverpooliBalotelli është “shumë i zhgënjyer” me atë çfarë po kalon te Liverpooli, edhe pse nuk ka plane të largohet nga klubi, sipas përfaqësuesit të tij Mino Raiola.

“Plani është ai të vazhdojë në Anfield”, ka thënë Raiola për Gazzetta dello Sport, transmeton Telegrafi.

“E takova atë të hënën dhe i thash: ‘Ke katër vite kontratë dhe nuk do të nxjerr nga aty. Ose largohesh nga Liverpooli për 60-70 milionë, dhe unë fitoj bastin, ose do të vdesësh atje”.

“Është e hera e parë që i mbaj një fjalim të tillë një lojtari. E kam parë atë shumë të qetë, të ndryshuar, ndryshe nga Milani”.

“Shumë i zhgënjyer me veten, gjithashtu. Ai po kalon në kohët më të këqija si kurrë më parë”.

“Në Liverpool ai nuk i ka hapësirat e tij: nëse nuk i bën gjërat siç duan ata, qëndron jashtë. Pastaj ai është thyer për tetë javë, ai e ka humbur ritmin”, ka shtuar agjenti holandez.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni