Home » Futboll » Marco Reus: Ma sillni Juven në Gjermani

Marco Reus: Ma sillni Juven në Gjermani

Marco Reus: Ma sillni Juven në GjermaniMesfushori gjerman i Borussia Dortmundit, Marco Reus ishte më i miri te skuadra e tij në përballjen ndaj Juventusit.Reus shënoi golin e barazimit 1-1, por në fund skuadra e tij humbi me rezultat 2-1, duke lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit, transmeton Telegrafi.

Gjermani Reus, ka deklaruar se nuk brengosen shumë për humbjen pasi gjithçka do të vendoset në terrenin e tyre.

“Ndoshta kemi mundur të nxjerrim diçka më shumë. Pas barazimit 1-1 ne ishim më mirë në ndeshje dhe disavantazhi 2-1 ishte një marrëzi. Në pjesën e dytë, të dyja skuadrat deshën të vazhdojnë në mënyrën e tyre. Tani duhet të rregullojmë këtë në ndeshjen e dytë”.

“Ne duhet të jemi më të vendosur, nuk brengosem aspak. Gjithçka është e mundur në ndeshjen e kthimit”, përfundoi Reus.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni