Home » Futboll » Mancini mund t’i bashkohet PSG-së?

Mancini mund t’i bashkohet PSG-së?

mancini-mund-t-rsquo-i-bashkohet-psg-s-euml_2_hdRoberto Mancini raportohet se ka një klauzolë në kontratën e tij me Interin, e cila e lejon atë të largohet për t’iu bashkuar Paris Saint-Germain.

Mancini zëvendësoi Walter Mazzarrin në stolin Nerazzurr në nëntor dhe e ka çuar klubin gjashtë pikë larg pozitës së tretë që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, sipas RMC Sport, trajneri ka një pikë në kontratën e tij e cila i lejon atij të flasë me një klub – Paris Saint-Germain.

Mediat franceze raportuan se Mancini ishte afër t’i bashkohet klubit kur Carlo Ancelotti vendosi të shkojë te Real Madridi në vitin 2013.

Me Laurent Blanc që është i pasigurt në detyrën e tij, pas një sezoni jo të qëndrueshëm të klubit, ai mund të shkarkohet dhe kështu Mancinit mund t’i jepet mundësia të ribashkohet me Ibran gjatë verës.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni