Home » Futboll » Mancini: Interi mund t’i shesë yjet

Mancini: Interi mund t’i shesë yjet

mancini-interi-mund-t-i-shes-euml-yjet_hdBosi i Interit, Roberto Mancini, ka pranuar se ai mund t’i shesë lojtarët më të mirë.

Nerazzurët kanë pak para për të shpenzuar për shkak të Fair Playt Financiar, që sipas Mancinit po e dëmton ekipin e tij.

“Ky është problem i madh, kështu që ne duhet që të bëjmë hulumtim të mirë, pasi që s’mund të marrm top lojtarët më të shtrenjt”.

“Interi ka bërë këtë me vite, dhe mendoj se ne duhet që të investojmë në lojtarë të rinj, sikurse që është Kovacic”.

“Shpresoj që nuk do të ndodhë, por ne ndoshta duhet të shesim lojtarët e mëdhenj për t’i arritur synimet tjera. Interi ka nevojë për lojtarë të mëdhenj në disa reparte të ekipit. Unë tashmë kam thënë, më me rëndësi janë anësorët, aty kemi nevojë për lojtarë”, u shpreh Mancini.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: ,

Komentoni