Home » Futboll » Mancini: Interi luan me frikë

Mancini: Interi luan me frikë

manciniRoberto Mancini thotë se Interi luan me frikë kurdo që luan para publikut të vet në San Siro.

Nerazzurrët mbrëmë barazuan 2-2, pasi fillimisht e panë veten në disavantazh 2-0, para se të rikthehen për të barazuar.

“Ka pak frikë, veçanërisht kur ndeshjet marrin një kthesë të keqe. Ne duhet ta tejkalojmë këtë pengesë dhe unë besoj se do ta bëjmë. Shpresoj se në ndeshjen e ardhshme në shtëpi ne mund ta ruajmë portën e paprekur ose së paku të shënojmë më shumë gola”.

“Nëse ju shikoni në golat që pranuam, i pari ishte goditje e lehtë dhe i dyti një lojtar që vrapoi nga mesfusha. Ne duhet të përpiqemi të përmirësohemi në shumë aspekte dhe kjo është një prej tyre”, ka deklaruar Mancini.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: ,

Komentoni