Home » Futboll » Mancini i kënaqur me Shaqirin

Mancini i kënaqur me Shaqirin

Mancini i kënaqur me ShaqirinMesfushori nga Kosova, Xherdan Shaqiri, pa dyshim se ka qenë edhe përforcimi më i qëlluar për skuadrën e Interit. Shaqa deri më tash ka realizuar tri gola dhe ka pasur dy asistime për Interin.

Shaqiri golat i realizoi për fitoren e Interit me rezultat 2:0 kundër Sampdorisë për Kupën e Italisë, pastaj në fitoren 4:1 ndaj Atalantës, ndeshje e Serie A dhe së fundi në barazimin 2:2 në Glasgou me Celtic-un, në takimin e 16-ës së finales së Europa League.

Ky është Shaqiri, mjeshtër i lojës dhe i golave dhe që i jep forcë Interit për të shkuar përpara. Roberto Mancini, trajner i zikaltërve është i kënaqur me formën e Shaqirit, por i zhgënjyer me rezultatin në Glasgou, sepse u barazua në minutën e 90+3, kur fitoren e sigurt e lëshuan nga dora. “Shpresojmë se ne mund të luajmë në ndeshjen e kthimit siç e kemi filluar këtu dhe ta fitojmë sfidën. Kjo nuk do të jetë e lehtë, por pasi luajmë në shtëpi do të kemi në avantazhin. Shaqiri? Ai është në formë të madhe”, tha Mancini.

Ai është i dëshpëruar se nga rezultati 0:2 lejuan kundërshtarin që të barazoi. “Kam qenë më i lumtur me mënyrën se si e kemi filluar ndeshjen. Kur rezultati ishte 2:0, ndoshta disa nga lojtarët menduan se do të jetë një ndeshje e lehtë”, ka thënë Mancini.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni