Home » Kampionati Botëror "Brazili 2014" » Mancini i gatshëm të bëhet trajner i Nigerisë

Mancini i gatshëm të bëhet trajner i Nigerisë

robertomancini_1141_18615836_0_0_7013615_300Romë, 4 dhjetor – Ish-trajneri i Interit italiani Roberto Mancini, është i gatshëm që të marrë postin e trajnerit të Përfaqësueses së Nigerisë.

Mancini ishte pyetur nga zyrtarët e Nigerisë nëse është i interesuar të drejtojë përfaqësuesen.
“Unë jam pyetur për dëshirën time që të marrë këtë post. Kam thënë se jam i gatshëm pasi më pëlqen ideja që të drejtoj përfaqësuesen në Kupën e Shteteve Afrikane dhe në Botëror.

Nigeria është e pasur me futbollistë fenomenal që janë të njohur. Nëse vërtetë më dëshirojnë, atëherë do të ulemi dhe do të bisedojmë”, ka thënë Mancini për gazetën italiane “Gazzetta dello Sport”.
Mancini së fundi ishte trajner i Interit nga e cila skuadër u shkarkua në maj të vitit 2008.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni