Home » Kampionati Anglez » Mancini: Do të sjell Maiconin dhe Ibrën në City

Mancini: Do të sjell Maiconin dhe Ibrën në City

Menaxheri i ri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, i inkurajuar me rezultatet e mira të klubit prej se ka marrë timonin e klubit të ri, ka vendosur që të bëjë përpjekje maksimale për të forcuar edhe më fondin e lojtarëve për të ardhmen.

Ai ka thënë se do të përpiqet si di e mundet për ta sjellë lojtarin e Interit, Maiconin, si dhe ta bëjë çudinë e vitit, ta angazhojë Ibrahimoviqin, i cili tashti luan në Barcelonë.

Sa i përket Maiconit, shanset për sjelljen e tij janë shumë më të mëdha, sepse ai së nuk e ka të siguruar vendin në njëmbëdhjetëshin e parë, pasi Jose Mourinho po e fut më shumë në lojë të riun Davida Santon, si dhe për faktin se braziliani dhe trajneri portugez nuk po pajtohen aq mirë mes tyre. Mirëpo, blerja e Ibrahimoviqit momentalisht mund të llogaritet si “mision i pamundur”, ndonëse Mancini nuk mendon ashtu.

“Nëse udhëheqja e Cityt dëshiron të hyjmë në Ligën e kampionëve, atëherë duhet t’i kemi lojtarët më cilësorë. Do të doja ta sjell Miconin, por edhe Ibrën. Me të gjithnjë kam pasur raport të shkëlqyer, kurse ai ka shpirt besnik. Kush nuk do ta donte Ibrën në ekipin e tij? City është klubi më i mirë në botë për menaxherë ambiciozë.

Tregu futbollistik nis nga nesër, do të shohim se çka do të ndodhë”, ka thënë Mancini, i cili do të dëshironte të angazhonte edhe Cordoban, Chiellinin dhe Pazzinin.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

1 Response to " Mancini: Do të sjell Maiconin dhe Ibrën në City "

  1. leo says:

    mendoj se maiconin ka mundesi
    ta transferoi por ibren e pa mundur ashtu mendoi, sepse ibres po i shkon mir ne barq.

Komentoni