Home » Kampionati Anglez » Manchester Unitedi pësoi debakël

Manchester Unitedi pësoi debakël

liga anglieseJava e 18-të e premierligës angleze ka qenë e kobshme për skuadrat e mëdha të futbollit.

Manchester Unitedi dhe Liverpooli përkulen keq si udhëtues duke humbur me rezultat 3:0 përkatësisht 2:0 nga Fulhami respektivisht Portsmouthi. Manchester Unitedi ishte i favorizuar, duke llogaritur se mund të merr jo një pikë, por të tri pikët nga Fulhami.

Skuadra e Fulhamit aq bukur luajti sa i dha leksion me fitoren 3:0 Manchester Unitedit. Golat e fitores për Fulhamin i shënuan Murphy (22’), Zamora (46’) e Duff (75’). Befasia tjetër ka qenë fitorja e Portsmouthit si skuadra e fundit në tabelë që ka mposhtu një Liverpool që po has në krizë të lojës.

Për Portsmouthin golat i shënuan futbollistët Belhadj (33’) e Pquionne (82’). Skuadra e Blackburnit u mposhtë në shtëpi 0:2 nga Tottenhami. Futbollistët e Tottenhami dëshmuan lojë cilësore dhe falë golave të futbollistit Crouch (45’ e 83’) shënuan fitore të madhe.

Aston Villa me rezultat minimal ka shënuar fitore 1:0 ndaj Stokes. Golin e fitores e ka shënuar futbollisti Carew (60’). Manchester City i ka pa të zitë e ullirit deri sa e ka mposhtur me rezultat 4:3 Sunderlandin.

Manchester City ka shënuar fitore nëpërmjet golave që kanë realizuar Santa Cruz (4’ e 69’, Tevez (12’), Bellamy (35’), ndërsa për Sunderlandin shënuan Mensah (16’), Henderson (24’) dhe Jones (62’).

Në radhët e Sunderlandit kësaj here nuk është paraqitur Lorik Cana për shkak të kartonin të kuq që ka pasur javë më parë dhe mungesa e tij është ndie shumë.

Rezultatet

Portsmouthi – Liverpool (2:0 (1:0)

Manchester City- Sunderland 4:3 (3:2)

Aston Villa – Stoke 1:0 (0:0)

Blackburn – Tottenham 0:2 (0:1)

Fulham – Manchester United 3:0 (1:0)

Tabela

1. Chelsea 17 13 1 3 42:14 40

2. Manchester United 18 12 1 5 37:17 37

3. Aston Villa 18 10 5 3 29:14 35

4. Tottenham 18 10 3 5 40:22 33

5. Arsenal 16 10 2 4 41:20 32

6. Manchester City 17 7 8 2 33:27 29

7. Birmingham 17 8 3 6 18:17 27

8. Liverpool 18 8 3 7 34:25 27

9. Fulham 17 7 5 5 23:17 26

10. Stoke 17 5 6 6 15:20 21

11. Sunderland 18 6 3 9 25:28 21

12. Burnley 17 5 4 8 21:35 19

13. Blackburn 18 5 4 9 17:32 19

14. Wigan 17 5 3 9 20:38 18

15. Everton 16 4 5 7 22:30 17

16. Hull 17 4 5 8 17:34 17

17. Bolton 16 4 4 8 23:33 16

18. Wolves 17 4 4 9 15:31 16

19. West Ham 17 3 5 9 25:34 14

20. Portsmouth 18 4 2 12 17:26 14 /botasot

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni