Home » Kampionati Anglez » Manchester United interesohet për Colen

Manchester United interesohet për Colen

Krerët e Manchester Unitedit dëshirojnë të transferojnë gjatë këtij dimri mesfushorin e Chelseat, anglezin Joe Cole.

Lajmi është bërë i ditur të martën nga e përditshmja “Daily Mirror”. Cole 28-vjeçar ka kontratë me Chelsean deri në qershorin e vitit të ardhshëm, por ka kërkuar rinovim të kontratës me pagë javore prej 120 mijë eurosh në javë.

Chelsea i ka ofruar 100 mijë euro në javë, ndërsa Cole ka deklaruar se është i gatshëm të largohet nga “Stamford Bridge”. Krahas Manchester Unitedit, situatën e mesfushorit të Përfaqësueses së Anglisë nga afër po e përcjellin edhe Liverpool, Arsenal dhe Manchester City.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni