Home » Kampionati Anglez » Manchester United e shkeli West Hamin

Manchester United e shkeli West Hamin

10353Kampioni i Anglisë, Manchester Utd ka shkëlqyer me lojë të mrekullueshme, duke shënuar fitore të lartë 4:0 si udhëtues ndaj West Hamit, në javën e 15-të të premierligës angleze në futboll.

Trimat e fitores së Manchester Utd janë futbollistët Scholes me golin që ka shënuar në minutën e 45-të, pastaj Gibson (61’), Valencia (71’) e Rooney (72’). Blackburn ndali para shikuesve të vet Liverpoolin. Skuadra e Liverpoolit u mundua mjaft për fitore, por dot nuk e arriti, duke u kënaqur edhe me një pikë të fituar si udhëtues. Aston Villa e pamëshirshme, dërrmoi me rezultat 3:0 skuadrën e Hullit.

Golat për Aston Villën i shënuan futbollistët Dunne (13’), Milner (28’) e Carew (87). Arsenali sipas parashikimeve shënoi fitore me rezultat 2:0 ndaj Stokes. Skuadra e Arsenalit nuk ka pasur telashe deri të trepikëshi i ri dhe këtë e ka arritur falë golave të shënuar nga futbollistët Arshavin (26’) e Ramsey (79’). Skuadra e Wolvesit mposhti Boltonin me rezultat 2:1. Ndër më të mirët e Wolvesit që i sollën fitore ishin futbollistët Craddock (3’), 63′ Milijas (63’) dhe për mysafirët ka shënuar Elmander (79’).

Portsmouthi zgjohet nga gjumi dhe shënon fitore me rezultat 2:0 në ballafaqim me Burnley. Autorë të golave janë futbollistët Hreidarsson (65’) e Dindane (84’). Wigan mposhtet në shtëpi të veten me rezultat 2:3 nga Birminghami. Për mikpritësit shënoi golat n’Zogbia (33’) e Gomez (89’) dhe për udhëtuesit shënuan Larsson (61’ e 72’) dhe Benitez (66’).

Rezultatet

Wolves – Bolton 2:1 (1:0)

Wigan Athletic – Birmingham 2:3 (1:0)

West Ham – Manchester United 0:4 (0:1)

Blackburn Rovers – Liverpool 0:0

Aston Villa – Hull 3:0 (2:0)

Arsenal – Stoke 2:0 (1:0)

Portsmouth – Burnley 2:0 (0:0)

Tabela

1. Chelsea 14 12 0 2 36:8 36

2. Manchester United 15 11 1 3 34:13 34

3. Arsenal 14 9 1 4 38:18 28

4. Tottenham 14 8 2 4 33:19 26

5. Aston Villa 15 7 5 3 25:14 26

6. Liverpool 15 7 3 5 31:20 24

7. Manchester City 13 5 7 1 24:17 22

8. Birmingham 15 6 3 6 15:16 21

9. Sunderland 14 6 2 6 21:20 20

10. Stoke 15 5 5 5 13:17 20

11. Fulham 14 5 4 5 18:16 19

12. Blackburn 15 5 3 7 16:28 18

13. Burnley 15 5 2 8 19:33 17

14. Wigan 15 5 2 8 17:34 17

15. Hull 16 4 4 8 17:34 16

16. Everton 14 4 3 7 17:25 15

17. West Ham 15 3 5 7 24:30 14

18. Wolves 15 3 4 8 14:28 13

19. Bolton 14 3 3 8 17:29 12

20. Portsmouth 15 3 1 11 13:23 10

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni