Home » Kampionati Anglez » Manchester United dështoi

Manchester United dështoi

Manchester Unitedi dinë edhe të befasoi për të keq madje edhe t’i tronditë adhuruesit e vet. Ata papritur pësuan humbje me rezultat 0:1 në shtëpi nga skuadra e ligës së tretë angleze, Leeds, dikur skuadër e elitës angleze.

Ata që se kanë parë ndeshjen pyesin: A është e mundur me humbur Manchester Unitedi? Kampioni i Anglisë përulet në ndeshjen e FA CUP të Anglisë dhe eliminohet nga kjo kupë papritur e pa kujtuar.

Manchester Unitedi ishte favorit absolut, por edhe njëherë u dëshmua se nuk ka skuadra favorite dhe topi është i rrumbullakët dhe kurrë nuk i dihet. Goli i pësuar në pjesën e parë të ndeshjes ka qenë fatal për skuadrën e “Djajve të kuq”.

Në minutën e 23-të shënoi gol skuadra e Leedsit nëpërmjet futbollistit Beckford. Me gjithë përpjekjet e pareshtura që të barazojnë rezultatin Manchester Unitedi ishin të kota.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni