Home » Futboll » Manchester United-Birmingham 1:1

Manchester United-Birmingham 1:1

Futbollistët e kampionit në fuqi, Manchester Unitedit si mysafirë barazuan me rezultat 1:1 me Birminghamin, në kuadër të javës së 21-të të premierligës angleze në futboll.

Jerome në minutën e 39-të e kaloi në epërsi 1:0 skuadrën e Birminghamit, me të cilin rezultat shkuan në pushim. Në pjesën e dytë, kampioni në fuqi, ia doli që të barazoi rezultatin.

Në minutën 64-të futbollisti Dann shënoi për barazimin 1:1 dhe ia solli një pikë të rëndësishme Manchester Unitedit.

Në gjashtë minutat e fundit të ndeshjes Manchester Unitedi mbetet pa një futbollist në fushë, pasi ndëshkohet me karton të kuq, Fletcher.

Manchester Unitedi radhitet në vendin e dytë me 44 pikë ose një pikë më pak se i pari, Chelsea, kurse Birminghami zë pozitën e tetë me 33 pikë.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni