Home » Kampionati Spanjoll » Manchester City mburret me Veselin

Manchester City mburret me Veselin

Veseli_sManchester Cityt ka diçka me të cilën mund të mburret. Sepse, mbrojtësi i Akademisë së klubit anglez, Frederic Veseli, e ka udhëhequr Zvicrën deri tek triumfi në Botërorin Nigeria U17, i cili përfundoi të dielën, shkruan në uebfaqen zyrtare të Citizens, mcfc.co.uk.

Zvicra U17 fitoi ndaj mikpritësit, Nigeria, me rezultat 1:0, ndërsa kapiteni Veseli, e ngriti kupën lart. Kjo fitore është historike për Veselin, i cili të premten do ta festojë ditëlindjen e tij të 17-të.

Veseli po e kalon vitin e tij të tretë në City, ndërsa drejtori i Akademisë së këtij klubi, Jim Cassell, mendon se ky djalosh i ri dëshiron ta nisë nga këtu suksesin e tij, hap pas hapi.

“Frederiku është një mbrojtës i talentuar dhe i veçantë, i njohur për aftësinë e tij në posedimin e topit.

Ai mund të luajë në disa pozita të mbrojtjes, por eventualisht mund të vendoset edhe në qendër të mesfushës”, theksoi Cassell për uebfaqen zyrtare të klubit.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni