Home » Futboll » Man. Utd kanë shprehur interesim për Micah Richards

Man. Utd kanë shprehur interesim për Micah Richards

doannsmicahrichardsnew2Krerët e Manchester Unitedit kanë shprehur interesim për transferimin e mbrojtësit të djathtë të Manchester Cityt, Micah Richards njoftojnë të hënën mediumet angleze.

Trajneri i Manchester Unitedit, sir Alex Ferguson e sheh Richardsin 21-vjeçar si pasardhës adekuat të veteranit Garry Nevillet. Richards këtë edicion nuk po ka hapësirë të mjaftueshme në përbërjen e parë të Cityt, pasi krahu i djathtë është i rezervuar për argjentinasin Pablo Zabaleta.

Richards ka kontratë me skuadrën e Manchester Cityt deri në qershorin e vitit 2013, por është i interesuar të transferohet në “Old Trafford” gjatë këtij miniafati kalimtar të dimrit.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni