Home » Hendboll » Maloku largohet nga Kosova

Maloku largohet nga Kosova

mukiHendbollisti Muhamed Maloku sot edhe zyrtarisht u largua nga klubi i hendbollit Kastrioti i Ferizajt, me te cilin klub u bënë kampion vjeshtor.

Maloku ka mbledhur valixhet dhe është nisur për në Belgjikë, ku pritet t’i nis edhe stërvitjet me klubin e ri, HC Herstal/Roc Flemalle. “Synimet e mija i kam realizuar në Kastriot. E para, u bëmë fitues i kupës së Kosovës.

E dyta, u bëmë kampion vjeshtor. E falënderoj kryesinë ferizajas njëherësh adhuruesit ‘Ujqit” që vazhdimisht më kanë dhënë përkrahje të pa rezervë në çdo ndeshje”, tha Maloku.

Muhamed Maloku ka thënë se do të jetë mjaft vështirë në mjedisin e ri sepse pak ka njohuri për Superligën belge.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni