Home » Hendboll » Maloku e lenë Kastriotit

Maloku e lenë Kastriotit

1407-muhamed-malokuHendbollisti Muhamed Maloku, që luan sulmues i majtë, përfundimisht ia ka kthyer shpinën klubit me traditë te hendbollit Kastriotit nga Ferizaj, që aktualisht renditet në vendin e dytë në tabelën e klasifikimit me 20 pikë të tubuara në Superligën e Kosovës.

Maloku tha se i ka ardhur një ofertë e mirë nga skuadra e elitës së Belgjikës, HC Herstal Roc Flemale. “Isha në kontakte që një kohë me klubin HC Herstal Roc Flemmale dhe kushtet që m’i ofruan janë tepër të mira. Më këtë klub jemi marrë vesh në detaje dhe vetëm ka mbetur që të shkoj të nënshkruaj kontratën”, tha Maloku. Hendbollisti Maloku deri më tash ka ndërruar shumë klube nga Kosova dhe tashmë do të jetë hera e parë që do të luajë në një skuadër jashtë kufijve të Kosovës.

Burimeve tona mësojnë se Maloku i është ofruar një pagë mujore me shpenzime të tjera rreth dy mijë euro. Reprezentuesi i Kosovës këtë shifër as se pohon dhe as nuk e mohon, por sipas tij, nuk dëshiron të bëj të ditur për opinion. Muhamed Maloku në shenjë respekti që ka për klubin ferizajas, ka vendosur që të luajë edhe një ndeshje dhe t’i ndihmojë Kastriotit që ta mposhtin Prishtinën. “Edhe një ndeshje do të zhvillojë me Kastriotin dhe atë pikërisht kundër Prishtinës në Prishtinë.

Do të më bëhej zemra sikur të fitonim në Prishtinë dhe të përshëndetëm me Kastriotin me fitore dhe me titullin vjeshtor. Në çdo aspekt e di që jemi më të mirë se Prishtina dhe besoj se do ta mundim në fundjavë. Pastaj, do të udhëtojë në Belgjikë, ku me 20 dhjetor me pret edhe ndeshja e parë në fanellën e HC Herstal Roc Flemmale”, tha Maloku.

Drejtuesit e klubit ferizajas pikërisht nënkryetari i këtij klubit, Lulzim Abazi, tha se është punën e kryer largimi i Malokut. “Jemi marrë vesh që ai të luajë edhe ndeshjen me Prishtinën dhe të shkojë në Belgjikë. Ai nuk ka as kontratë me klubin tonë dhe kjo nuk i paraqet kurrfarë pengese që të largohet”, tha Abazi.

Superliga meshkujt

Rezultatet

Vëllaznimi-Kastrioti 25:26(14:14)

Trepça-Prishtina 28:35(11:19)

Besa Famiglia-Drenica 35:25(17:12)

Kosova-Rahoveci 30:21(18:11)

Tabela

1. Prishtina 12 10 1 1 439:333 21

2. Kastrioti 11 10 0 1 368:265 20

3. Besa Famiglia 11 7 0 4 322:306 14

4. Vëllaznimi 12 5 2 5 353:321 12

5. Kosova 11 4 1 5 248:270 9

6. Trepça 11 3 1 7 292:319 7

7. Drenica 11 2 1 8 314:362 5

8. Rahoveci 9 0 0 9 151:310 0

Në javën e 13-të, më 12-13 dhjetor takohen: Kosova-Vëllaznimi, Rahoveci-Besa Famiglia, Drenica-Trepça dhe Prishtina-Kastrioti.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni