Home » Xhudo » Majlinda më e mira

Majlinda më e mira

Klubi më i suksesshëm është shpallur: KXh Ipponi nga Peja.

Sporti i xhudos ka pasur vitin 2009 vitin më të artë, që i solli suksesin më të madh në historikun e tyre të ekzistimit si sport.

Majlinda Kelmendi, kampione e botës për U-20 në Kampionatin botëror të mbajtur në Francë. Prandaj, Komisioni sportiv pranë Federatës së Xhudos së Kosovës nuk e ka pasur aspak të vështirë të përcaktohet për më të mirën e vitit 2009.

Epiteti i më të mirës i ka takuar Majlinda Kelmendit, kampione e botës, e cila me sukses të lartë përfaqësojë kombëtaren e Kosovës njëherësh është edhe anëtare e klubi të xhudos Ipponi nga Peja. Kjo xhudiste e talentuar që sa ka mbushur 18 vjet, ka dridhur tërë botën e xhudos me talentin dhe mjeshtërinë e saj që tregoi në arenën botërore.

Ndër tre xhudistët më të mirë seniorë janë edhe Nora Gjakova e KXh Ipponit nga Peja dhe Zymer Zeka (Ippon). Majlinda Kelmendi pas shpalljes së xhudistes më të mirë ka thënë se ndihet e lumtur jo vetëm për këtë epitet, por edhe për rezultatet që ka arritur në rrafshin ndërkombëtar.

“Ndihem e lumtur për këtë çmim, por jo vetëm më këtë, por edhe për rezultatet që kam arritur në garat evropiane e veçmas që jam kampione e botës për U-20. Kam fituar shumë tituj në garat e ndryshme ndërkombëtare, prandaj kjo më bën shumë të lumtur.

Në vitin e ardhshëm do të bëjë shumë më shumë dhe synoj rezultate edhe më të mëdha madje edhe majën e Olimpiadës, që është ëndërr e imja të fitojë medalje njëherësh shpresoj të jem në vitin 2012 në Lojërat Olimpike që mbahen në Londër të Anglisë”, ka thënë Majlinda. Kryetari i Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka, ka thënë se viti 2009 është vit i sukseseve.

“Vërtetë po ndihem shumë mirë, kur dihet se kemi pasur rezultatet jashtëzakonisht kulmore në vitin 2009. I sollëm Republikës së Kosovës shumë medalje nga garat e ndryshme evropiane e botërore dhe njëkohësisht edhe titullin e botës për U-20 nëpërmjet xhudiste tonë, Majlinda Kelmendit”, tha Kuka.

Drejtori sportiv i kësaj federate dhe njëherësh edhe përzgjedhës i kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, tha se ka qenë vit i artë dhe që presin në vitin 2010 të jenë edhe anëtarë i Federatës së Xhudos Ndërkombëtare.

“Kemi aplikuar disa herë për pranim të plotë në Federatën Ndërkombëtare të Xhudos, por kemi hasur në pengesa të ndryshme. Në radhë të parë, Komiteti Olimpik i Kosovës duhet të jetë i pranuar në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (KON-i) që të jemi edhe ne si federatë e pranuar në Federatën Ndërkombëtare të Xhudos.

Shpresojmë se në vitin 2010 do të jemi të anëtarësuar në këtë asociacion dhe sukseset do të jenë edhe më të mëdha”, tha Kuka. Federata e Xhudos së Kosovës ka shpallur edhe shpresat më të mira për vitin 2009.

Epiteti i më të mirit i takoi Besfort Nallbanit, anëtarë i klubit Ippon nga Peja, pas tij renditen: Leutrime Krasniqi (Ippon), Distria Krasniqi (Ippon), Akil Gjakova (Ippon), Lirona Hoxha (Trepça), Blenard Begu (Trepça), Arbër Cena (Polici), Diellza Bunjaku (Kastrioti), Artin Aliu (Kastrioti), Gent Dauti (Kastrioti), Fatih Ademaj (Prizreni), Avdylkadër Maksuti (Gjilani) dhe Muhamet Smaka (Trepça). Klubi më i suksesshëm është shpallur: KXh Ipponi nga Peja. /botasot

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

5 Responses to " Majlinda më e mira "

  1. dida vitia says:

    majlinda kelmendi esht ma e mira prej xhutisteve dhe xhutisve kosovar dhe europjan dhe se shpejit majlinda do ta merr edhe kupen e botes
    majlinda kelmendi esht ma e mira

  2. jasmina says:

    majlinda kelmendi ka marr shum kupa kosovare,europjane,dhe se shpejti do ta merr edhe kupea e botes
    vetem lete vazhdon xhudon bravvvvvvvvoo

  3. dida vitia says:

    majlinda kelmendi esht ma e mira ne bot
    dhe ajo ka marr shum kupa dhe se shpejti me forcen e saj do ta merr edhe kupen e botes
    majlinda ma e mira

  4. lumka says:

    te shpresojme nje perfaqesim te denje te Majlindes dhe kthimin nga Olimpiada e rradhes me nje medalje te arte.

  5. shpresa says:

    Valla Majlinda bravo se ma e mira je … ishalla gjeth ka met shku jeta qeshtu mir si ne xhudo … shum mir ushtron valla !!

Komentoni