Home » Karate » Majlinda Kelmendi vë Kosovën në qendër të vëmendjes në Rusi

Majlinda Kelmendi vë Kosovën në qendër të vëmendjes në Rusi

Majlinda Kelmendi vë Kosovën në qendër të vëmendjes në RusiMajlinda Kelmendi po konsiderohet si favorite absolute për medalje të artë në Botërorin e Rusisë.Kosova pritet të përfaqësohet denjësisht nesër në një vend jo shumë miqësore për të.

Është Majlinda Kelmendi ajo e cila nesër do të garojë në Kampionatin Botëror të xhudos që zhvillohet në Rusi.

Sipas faqes zyrtare të Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Majlinda është favorite absolute për medaljen e artë në kategorinë e saj, -52 kg.

“Kampionia botërore, Majlinda Kelmendi, ka qenë e paprekshme që kur e fitoi medaljen e saj të parë botërore dhe fitoi statusin e heroinës më 2013.

Kelmendi, 23 vjeҫ, ka fituar këtë vit në Paris Grand Slam, Samsun Grand Prix, Kampionatin Evropian dhe Budapest Grand Prix dhe mund të festojë edhe njëherë në skenën botërore në Chelyabinsk”, shkruhet në vlerësimin për Kelmendin.

Majlinda gjithashtu është një nga dy fytyrat kryesore të posterit zyrtar për Botërorin e Rusisë.  /express/

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni