Home » Karate » Majlinda Kelmendi nominohet për Laureus World Sports Awards

Majlinda Kelmendi nominohet për Laureus World Sports Awards

Majlinda Kelmendi nominohet për Laureus World Sports AwardsNjë tjetër sukses i madh për sportisten më të madhe të vendit. Majlinda Kelmendi është nominuar në kategorinë Sportistja e Vitit në Laureus World Sports Awards, mëson KTV-ja.

Nominimet pritet të zyrtarizohen më 26 shkurt në një ceremoni të veçantë që do të mbahet në kryeqytetin e Malajzisë, Kuala Lumpur.

Nominimet do të bëhen publike nga fituesi i Kupës së Botës me Francën, Marcel Desailly, ish-trajneri i Tottenhamit André Villas-Boas si dhe 5 herë kampioni botëror në ciklizim, Mick Doohan.

Disa nga ata që kanë fituar më parë janë edhe: Roger Federer, Alex Ferguson, Lewis Hamilton, Pelé, Michael Phelps, Ronaldo, Michael Schumacher, Serena Williams dhe Zinedine Zidane, Novak Djokovic, e të tjerë.

Mysafirët në ceremoni kanë përfshirë këtyre viteve edhe Mbretin Juan Carlos të Spanjës, Princin Albert të Monakos, David dhe Victoria Beckham dhe aktorët Sir Sean Connery, Michael Douglas, Catherine Zeta-Jones, Morgan Freeman, Teri Hatcher, Eva Longoria, Gwyneth Paltrow dhe Kevin Spacey.

Aktualisht, atletja britanike Jessica Ennis e mban këtë titull.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni