Home » Futboll » Mafia e basteve ka kërkuar helmimin e futbollistëve

Mafia e basteve ka kërkuar helmimin e futbollistëve

money_ballBerlin, 27 nëntor – Faktet për skandalin më të madh të kurdisjeve në histori të futbollit po trembin botën e këtij sporti.

Gazeta gjermane “Bild” të premten ka njoftuar se në mesin e “dallavereve” ka raste kur janë bërë përpjekje për helmimin e futbollistëve nga mjekët e klubit dhe kuzhinierët e hoteleve. Në rastet që kanë në dorë prokurorët, tentativa ka dështuar.

Mjekët e klubeve dhe kuzhinierët e hoteleve ishin kontaktuar nga rrejti i mafisë së basteve për t’i helmuar futbollistët. Madje, kishte dëshmi për përdorimin e dhunës ndaj futbollistëve dhe pronarëve të bastoreve.

Burkhard Benecken, avokat i njërit nga disa personave të arrestuar në këtë skandal, ka treguar fakte dhe vepra që janë bërë kundër futbollistëve.

“Në bazë të të dhënave është tentuar që të pajiset një mjek i një skuadre sllovene me preparate për t’i helmuar futbollistët e tij. Po ashtu është kërkuar nga kuzhinierët në disa hotele luksoze që të helmojnë ushqimin e futbollistëve”, ka thënë Benecken.
Benecken është duke e mbrojtur njërin nga të arrestuarit. Ai po akuzohet se ka mbyllur në bodrum për katër ditë një pronar të bastores.

“Klienti im po fajësohet se ka mbajtur në bodrum një pronar të një bastoreje në Nurnberg tri deri në katër ditë”, ka thënë Benecken.
Skandali i manipulimeve ka marrë tash një tjetër dimension.
“Të dyshuarit kanë punuar në mënyrë shumë konspirative. Shumë dhunshëm. Kjo m’i kujton paksa metodat e mafisë ruse”, ka thënë Benecken.

Të premten, po ashtu gazeta gjermane “Bild” ka njoftuar se ndeshja eliminatore për Botërorin 2010 mes Bosnjë-Hercegovinës dhe Turqisë ishte cak i manipulimeve. Ndeshja e zhvilluar më 9 shtator ka përfunduar me rezultat të barabartë 1:1. Janë përgjuar telefonata ku është biseduar për një mundësi të manipulimit të kësaj ndeshjeje.
Në përgjithësi dyshohen të jenë manipuluar mbi 200 ndeshje. UEFA ka nisur hetimet ndaj ndeshjeve të dy skuadrave shqiptare, Tirana dhe Vllaznia. Ndeshja Stabaek-Tirana (eliminatore për Ligë të Kampionëve) dhe dy ndeshjet e Vllaznisë me Rapidin e Vjenës (eliminatore për Ligën e Evropës) janë në listën e ndeshjeve të dyshuara për manipulim. /kohanet

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat:

Komentoni