Home » Kampionati Spanjoll » Luis Fabiano mungon deri më 15 janar

Luis Fabiano mungon deri më 15 janar

Luis FabianoNë rast se gjithçka shkon sipas planit sulmuesi i Seviljës, Luis Fabiano në fushën e gjelbër pritet të kthehet në mes ose në fund të janarit, tha mjeku i klubit Juan Ribas.

Ai shtoi se golashënuesi brazilian është duke punuar shumë mirë në Sao Paolo për të ndaluar inflamacionin dhe për të forcuar muskujt në zonën e këmbës së lënduar.

Braziliani tjetër në radhët e skuadrës nga “Ramon Sançez Pizhuan” Adriano Korea, do të jetë gati në fillim të vitit të ri, ndërsa Federico Facio pothuajse është kthyer, por kthimi i tij në fushat e gjelbra duhet të bëhet me kujdes me qëllim që të mos ketë probleme të reja në kyçin e këmbës së lënduar.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni