Home » Kampionati Spanjoll » Luis Aragones: ‘La Liga nuk është vendosur ende’

Luis Aragones: ‘La Liga nuk është vendosur ende’

Ish-trajneri i Spanjës, Luis Aragones, beson se gara për titullin e La Ligas është akoma e hapur, por ka pranuar se do të jetë vështirë që ndonjë skuadër ta sfidojë Barcelonën nëse vazhdon me formën aktuale.

Katalunasit janë nëntë pikë para pozitës së dytë që e mban Atletico Madridi dhe 13 pikë përpara kampionit në fuqi Real Madrid.

“Është vështirë të thuhet se Liga tashmë është vendosur. Nuk mund të thuash diçka të tillë, sepse në futboll mund të ndodhë gjithçka”.

“Megjithatë, është vështirë që dikush t’ia marrë (titullin) nga dora Barcelonës nëse vazhdon të luajë me formën që ka treguar deri tash”, ka deklaruar Aragones për La Xarxa.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: ,

Komentoni