Home » Kampionati Botëror "Brazili 2014" » Löw dhe FF e Gjermanisë vazhdojnë bashkëpunimin

Löw dhe FF e Gjermanisë vazhdojnë bashkëpunimin

deutchePërzgjedhësi aktual i Kombëtares gjermane Joachim Löw do të mbetet në krye të Kombëtares pavarësisht rezultatit që do të ketë në Kampionatin Botëror 2010 në Afrikën e Jugut.

Kryetari i Federatës së Futbollit të Gjermanisë Theo Zwanziger ka konfirmuar se është arritur marrëveshja për të vazhduar bashkëpunimin. Kështu Joachim Löw nuk do të ketë frikë për të ardhmen e tij dhe me lehtësi do ta drejtojë skuadrën gjermane në Kampionatin Botëror 2010.

Trashëgimtari i Jürgen Klinsmannit në pankinën e Gjermanisë ka vazhduar bashkëpunimin me federatën gjermane deri më 2012. Zwanziger çdo gjë rreth vazhdimit të kontratës ka marrë fund por zyrtarisht nënshkrimet do të vihen në janar të vitit 2010. Kontrata e deritashme ishte e vlefshme deri në përfundim të Botërorit 2010.

Kjo do të jetë një nxitje që Löw të punojë edhe më shumë. Përveç tij në shtabin teknik të Kombëtares do të mbesin edhe Oliver Bierhoff si menaxher i ekipit, ndihmësi i parë Hans-Dieter Elick, trajneri portierëve Andreas Köpke si dhe agjenti kryesore Urs Siegenthaler. /botasot

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni