Home » Formula 1 » Lotus në F1 konfirmohet Trulli dhe Kovalainen

Lotus në F1 konfirmohet Trulli dhe Kovalainen

Formula 1[1]Në konferencën për media në Malajzi skuadra e sapoformuar “Lotus” ka konfirmuar që në Kampionatin e ri të Formula 1 për te do të vozisin Jarno Trulli dhe Heikki Kovalainen.

Edhe ministri për sport i Malajzisë Ahmad Shabery ka thënë në këtë konferencë për shtyp në Kuala Lumpur se në Kampionatin e ri në Formula 1 këta dy pilotë do të jenë pjesë e skuadrës së re “Lotus”. Piloti i tretë do të jetë një vendas, përkatësisht i riu malajzias Fairuz Fauzy.

“Jam i kënaqur sepse skuadra Lotus ka njohur pilotët e rinj e të talentuar dhe u ka lejuar që të ngasin në F1. Tërë ky projekt do të duhet që Malajzisë t’i sjell shumë të mira, prej aplikimit të teknologjisë së lartë deri të zhvillimi më i shpejtë i sportit në përgjithësi”. Piloti i parë i Lotusit do të jetë Trulli, i cili këtu erdhi pas “shuarjes” së Toyotës, ndërsa koleg në skuadër do të jetë Heikki Kovalainen nga McLareni.

“Me Trullin do të marrim më shumë përvojë që gjithsesi do të na ndihmojë në zhvillimin e skuadrës. Heikki është një vozitës i ri, por që ka shumë përvojë. Mendoj se kemi ndërtuar një skuadër të mirë. Një kombinim i përsosur i përvojës, rinisë dhe pasionit”, ka thënë drejtuesi i skuadrës Tony Fernandes.

Si të rinj në F1 (bashkë me Campos, US F1 dhe Manor) kanë vënë qëllime të qarta: “Nuk dëshirojmë të planifikojmë objektiva të mëdha, por dëshirojmë të jemi më të mirët në mesin e skuadrave të reja. Mendoj, se me prezantimin e pilotëve kemi konfirmuar se jemi konkurrentë serioz.”

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat:

Komentoni