Home » NBA » Los Angeles Lakersat pësuan humbje prej San Antonio Spurs

Los Angeles Lakersat pësuan humbje prej San Antonio Spurs

Basketbollistët e Los Angeles Lakersave pësuan humbje si udhëtues nga skuadra e San Antonio Spurs me rezultat 105:85.

Ndër më të mirët në radhët e skuadrës së San Antonios ka qenë basketbollisti Tim Duncan që shënoi 25 pikë dhe 13 kërcime. Kampioni i katërfishtë i NBA-së, Kobe Bryant, i cili shënoi 16 pikë, u largua nga loja për shkak të lëndimit në periudhën e tretë të ndeshjes.

Los Angeles tash ka 29 fitore dhe 9 humbje, derisa San Antonio ka 23 fitore dhe 13 humbje këtë kampionat. Nga Los Angeles Lakersat është pritur një paraqitje më e mirë, por diçka nuk iu shkon mbarë.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni