Home » NBA » Los Angeles Lakers përjetojnë edhe humbjen e dytë rresht

Los Angeles Lakers përjetojnë edhe humbjen e dytë rresht

Los Angeles Lakers vs. Houston RocketsKampioni aktual në NBA, skuadra Los Angeles Lakers, ka përjetuar edhe humbjen e dytë rresht brenda dy netëve.

Pas humbjes në udhëtim nga Denveri, LA Lakers u befasua në shtëpi nga skuadra Houston Rockets, që festoi me shifrat 101:91. Më i merituari për këtë fitore të Houstonit ishte Aaron Brooks me 33 pikë të shënuara, prej tyre pesë trepikësha. Brooks u motivua para ndeshjes kur e pa unazën e kampionit që LA Lakers ia dhuruan Trevor Arizas, i cili në edicionin e shkuar ishte pjesë e tyre.

“Kjo ishte hera e parë që pash unazë të NBA-s dhe atë në gishtin e bashkëlojtarit tim Ariza. Si duket, kjo më motivoi shumë dhe ne arritëm të shënonim fitore të madhe në Los Angeles”, ka deklaruar Brooks.

Ariza unazën e mori para ndeshjes nga Kobe Bryant dhe Derek Fisher, ndërsa takimin e mbylli me vetëm nëntë pikë të shënuara.

“E kam ditur se do të jetë një natë shumë e vështirë për mua. Nuk kam luajtur mirë, por këtë e kompensuan bashkëlojtarët në krye me Aaronin”, ka thënë Ariza, që para fillimit të këtij edicioni u shkëmbye me Ron Artestin.

Te skuadra e LA Lakers më efikasi ishte Ron Artest me 22 pikë të shënuara, ndërsa menjëherë pas tij ishte Andrew Bynum me “double-double” prej 21 pikëve dhe 11 kërcimeve. Bryant ndeshjen e përfundoi me vetëm 18 pikë të shënuara.

“Jam i bindur se do të përmirësohemi, sepse e njohim këtë krizë qysh më herët. Do ta tejkalojmë në mënyrën tonë këtë dhe të gjithë do të jenë të bindur në forcën tonë”, tha Bryant. “Tashmë një javë po luaj me një lëndim të lehtë, por nuk më pengon pasi po e mjekoj çdo ditë. Gjithçka do të jetë në rregull si me mua ashtu edhe me ekipin”.

Rezultat

LA Lakers – Houston 91:101
(Artest 22 – Brooks 33)

Detroit – Dallas 90:95
(Stuckey 28 – Nowitzki 25)

Oklahoma City – LA Clippers 93:101
(Durant 40 – Kaman 25)

Phoenix – Toronto 101:100
(Stoudemire 30 – Bosh 25)

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni