Home » Futboll » Lojtarët mbulojnë turpin duke kompensuar tifozët

Lojtarët mbulojnë turpin duke kompensuar tifozët

8056222Londër, 24 nëntor – Futbollistët e Wigan Athleticut kanë menduar një formë të veçantë për të mbuluar turpin që i kaploi në fundjavë, kur humbën në Londër nga Tottenhami me shifrat 9:1.

Vetë futbollistët kanë marrë vendim që t’i kompensojnë të gjithë ata tifozë të Wiganit që bënë rreth 300 kilometra rrugë për t’i përcjellë ata në këtë ndeshje tmerri, raporton të martën BBC-ja. Sipas saj, tifozëve do t’u kthehen paratë e rrugës dhe një mesatare që nuk është zbuluar për harxhimet në Londër.

Humbja e Wiganit nga Tottenhami ishte më e thella në histori të klubit dhe e dyta, më e thella në histori të Premier Leagues.
Kthimin e parave për tifozët e ka bërë të ditur kapiteni i skuadrës së Wiganit, Mario Melchiot.
“Si profesionistë që jemi ndiejmë se kundër Tottenhamit kemi bërë që tifozët tanë të ndihen plotësisht të poshtëruar”, ka thënë Melchiot. “Ky është një gjest që sado pak tregon kujdesin tonë për ta. Do t’ua kthejmë të gjitha paratë për shkak të besnikërisë së tyre ndaj nesh”.

Wigani është skuadra e parë në Premier League që ka pranuar nëntë gola prej vitit 1995 kur Manchester Unitedi në “Old Trafford” pati shkelur Ipswichin me shifrat 9:0.
E keqja për Wiganin është paralajmëruar dy xhiro më herët. Kjo skuadër në ndeshjen e xhiros 11-të humbi 4:0 nga Portsmuthi, në të 12-tën barazoi me Fulhamin në terren të vetin, kurse në të 13-tën shkretoi fare kundër Tottenhamit (9:1).

“Nuk kam çka të shtoj, vetëm se edhe ne personalisht jemi poshtëruar me lojën tonë kundër Tottenhamit. Mendojmë se nëntë gola të pranuar janë jashtë standardeve tona dhe për këtë arsye u kemi shumë borxh tifozëve tanë”, tha Melchiot. “Tash duhet të harrojmë këtë dhe të jemi maksimalisht të përgatitur për ndeshjen kundër Sunderlandit, të shtunën. Duam që tifozët tanë të festojnë”.

Premtimi i futbollistëve do të mbikëqyret nga vetë klubi. Ata do të garantojnë këtë proces të kompensimit.
“Futbollistët kanë pranuar përgjegjësinë për humbjen dhe kanë vendosur t’i kompensojnë tifozët me dëshirën e tyre. Tash presim që tifozët të vijnë dhe t’i tërheqin paratë e tyre”, ka bërë të ditur klubi nëpërmjet një komunikate për shtyp.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni