Home » Kampionati Anglez » Lojtarët e Newcastles me mustaqe kërkojnë fitoren e parë

Lojtarët e Newcastles me mustaqe kërkojnë fitoren e parë

Katër futbollistë të skuadrës Newcastle United kanë sfiduar njëri tjetrin para fillimit të edicionit të ri në Premier League. Joey Barton, Alan Smith, Andy Carroll dhe Ryan Taylor kanë vënë bast mes vete se kush do të rrit më shumë mustaqet.

Së fundit katër lojtarët kanë thënë se nuk do të heqin mustaqet derisa skuadra e tyre të shënoi fitoren e parë në Premier League.

Këtë e ka konfirmuar mesfushori Joey Barton, që sfidën e mustaqeve e ka marrë shumë seriozisht.

Newcastle pas një viti është rikthyer në elitën e futbollit anglez, ndërsa në ndeshjen e parë pësoi humbje në stadiumin “Old Trafford” nga Manchester Unitedi me rezultat 3:0. Takimi u luajt të hënën mbrëma.

“Kjo filloi krejt rastësisht kur tetë bashkëlojtarë duke biseduar mes vete filluam ngacmimin se nuk mund të rrisim mustaqet. Pas kësaj gjërat u bën më serioze dhe sfiduam njëri tjetrin për rritjen e mustaqeve. Disa prej tyre kanë edhe mjekrën e rritur”, ka thënë Barton. “Mustaqet mund t’i mbajmë një kohë të gjatë në rast se nuk kemi start të mirë në Premier League. Nuk i kemi ndërmend t’i heqim derisa të shënojmë fitoren e parë. Shpresoj që sa më shpejtë të vjen edhe kjo ditë, sepse puna e mustaqeve është bërë histori dhe njerëzit po qeshin me ne”.

Ndeshjen e radhës Newcatle e luan në shtëpi kundër Aston Villas. Villa startoi mirë duke mposhtur West Ham Unitedin me rezultat 3:0.  Barton pret që pas ndeshjes me Aston Villan të heq mustaqet.

“Këto mund të rriten edhe më shumë nëse nuk shënojmë fitore, por unë besoj se këtë do ta arrijmë të dielën kundër Aston Villës dhe do t’i japim fund lojës tonë”, u shpreh Barton.

Sipas tij, skuadra e rikthyer në elitë dëshiron t’ia bëjë të ditur të gjithëve se e ka vendin në Premier League dhe se dhe nuk e ka ndërmend të largohet më.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni