Home » Futboll » Llumnica: Synojmë elitën e futbollit suedez

Llumnica: Synojmë elitën e futbollit suedez

“Me keq ardhje e them se futbolli i Kosovës nuk krahasohet me ligen e dytë suedeze në asnjë mënyrë.
Si infrastruktura, po ashtu edhe me profesionalizëm, me seriozitet, më cilësi janë larg futbollit suedez”, tha Xhevdet Llumnica, futbollist i Assyriskas.

Futbollisti shqiptar, Xhevdet Llumnica, ka nisur përgatitjet me skuadrën e Assyriskas për edicionin e ri garues të Ligës së Dytë të Suedisë në futboll. Llumnica ish-futbollist i dëshmuar i Kosovës së Prishtinës, më pas i kampionit në fuqi, Prishtinës, tashmë e pesë vjet me sukses të lartë luan në futbollin suedez.

Sulmuesi prishtinas me skuadrën e Assyriskas janë ndër kandidatët kryesorë që të hyjnë në elitën e futbollit suedez. Llumnica tha për gazetën nacionale “Bota sot”, me gjithë konkurrencën shumë të fortë, Assyriska, i ka gjasa më të mira që të hyjë në elitën e futbollit suedez.

“Jemi më të fortë se në kampionatin e kaluar. Skuadra ka sjellë përforcime në të gjitha repartet dhe ky është treguesi më i mirë se në kampionatin e ri (që fillon në muajin prill) hyjmë me të vetmin qëllim: ta zëmë vendin e parë”, tha Llumnica.

Ai shtoi: “Javën që e lëmë pas kemi nisur stërvitjet, të cilat kryesisht punohet më shumë në pikëpamjet kondicionale. Përgatitjet i mbajmë në sallat e mbyllura, për shkak se mbretëron mot i ftohtë. Pas një kohe ato do t’i vazhdojmë në Antalia të Turqisë”.

Prishtinasi që një vjet ka fituar edhe shtetësinë suedeze, është i vetmi shqiptar në klub Assyriska. “Kushtet janë fenomenale si për punë po ashtu edhe në aspektet të tjera, për çka jam shumë i kënaqur.

Në Assyriska kam kontratë edhe për dy vjet të ardhshme “, tha Llumnica. Kampionatin që e lamë pas shënoi 9 gola me gjithë lëndimet që e përcollën vazhdimisht në kampionat. Assyriska në ndeshjen kualifikuese nuk ia doli të hyjë në elitën e futbollit, kur fati ia ktheu shpinën.

“Besoj se në kampionatin e ri do të kam më pak lëndime. Ç’ është e vërteta kampionatin e kaluar pata shumë telashe më lëndimin e këmbës dhe për atë në disa ndeshje nuk isha edhe standard.

Në kampionatin e ri jam më së i bindur se do të luajë vazhdimisht në përbërjen e parë, për çka edhe e kam vendin”, nënvizoi Llumnica. Pos shumë përforcime që ka sjellë skuadra e Assyriska, ka angazhuar edhe trajnerin e ri suedez, Rikard Norling.

“Ardhja e trajnerit të ri është mjaft interesante sepse është trajnerë i mirë. Shikuar përforcimet që ka bërë kjo skuadër, përveç që synojmë vendin e parë, do të luftojmë edhe për kupën suedeze, sepse elita e futbollit me rangun tonë nuk dallon edhe aq shumë”, theksoi Llumnica. Sulmuesi i spikatur e bënë një krahasim mes futbollit të Kosovës dhe ligës së dytë suedeze.

“Me keq ardhje e them se futbolli i Kosovës nuk krahasohet me ligen e dytë suedeze në asnjë mënyrë. Si infrastruktura, po ashtu edhe me profesionalizëm, me seriozitet, më cilësi janë larg shumë larg futbollit suedez”, tha Llumnica.

Sipas Llumnicës konkurrenca do të jetë më interesante në luftë për vendin e parë. “Jem një ndër favoritët kryesor për të hyrë në elitën e futbollit. Në kampionatin e ri jo rastësisht kanë thënë se liga e dytë do të jetë shumë më interesante sesa vjet për shkak se ka shumë skuadra që synojnë ligën e parë.

Kemi konkurrentë Hammarbyn e sapo larguar nga liga, skuadër e njohur, pastaj IFK Norrgopingu etj.”, tha Llumnica. /botasot

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni