Home » Skijim » Lizeru ngadhënjen në Adelboden

Lizeru ngadhënjen në Adelboden

Skitari francez, Zhilien Lizeru, është fitues i garës së sllallomit të pestë me radhë të sezonit të Kupës botërore në skitari alpine që të dielën u mbajt në Adelboden të Zvicrës.

Ai këtë fitore e arriti pasi përballoi me sukses pengesat në rrëshqitjen e dytë duke lënë prapa austriakun Marsel Hirsher (0.34 sek.) dhe kroatin Ivica Kosteli (0.80 sek.) në vendin e tretë.

Austriaku Benjamin Rajh, i cili sot zuri vendin e katërt, vazhdon të kryesojë në plasmanin e përgjithshëm me 639 pikë, derisa në sllallom pas pesë garave kryeson Rainfred Herbst i Austrisë me 245 pikë.

Rezultatet:

1. Julien Lizeroux (Francë) 1:51,88

2. Marcel Hirscher (Austri) 1:52,22 + 0,34

3. Ivica Kosteliç (Kroaci) 1:52,68 + 0,80

4. Benjamin Reich (Austri) 1:52,70 + 0,82

5. Mattias Hargin (Suedi) 1:52,99 + 1,11

Plasmani në sllallom:

1. Reinfried Herbst (Austri) 245

2. Julien Lizeroux (Francë) 141

3. Giuliano Razzoli (Itali) 140

4. Manfred Moelgg (Itali) 130

5. Silvan Zurbriggen (Zvicër) 124

Plasmani i përgjithshëm:

1. Benjamin Reich (Austri) 639

2. Carlo Janka (Zvicër) 577

3. Didier Cuche (Zvicër) 481

4. Aksel Lund Svindal (Norvegji) 454

5. Michael Walchhoffer (Austri) 393

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni